Transmetuar më 12-05-2025, 19:28

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 po i afrohet fundit. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga KQZ pas numërimit të 3,255 qendrave të votimit nga gjithsej 5,225 në mbarë vendin, rezultati tregon një përballje mes dy forcave kryesore, me Partinë Socialiste që vijon të mbajë epërsinë, ndërsa Koalicioni PD-ASHM qëndron pas saj.

Ja rezultatet deri në këtë moment:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 443,974 vota | 52.62%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë e Madhe (PD-ASHM) – 287,643 vota | 34.09%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 29,418 vota | 3.49%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 31,336 vota | 3.71%

Partia Mundësia (MUNDESIA) – 23,678 vota | 2.81%

Lëvizja Bashkë (BASHKE) – 11,081 vota | 1.31%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 10,103 vota | 1.20%

Lëvizja Atdheu (LA) – 1,234 vota | 0.15%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 1,565 vota | 0.19%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 607 vota | 0.07%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 3,110 vota | 0.37%

Partia Socialiste synon mandatin e katërt radhazi në qeveri, ndërsa opozita e bashkuar ka fituar ndjeshëm terren në krahasim me zgjedhjet lokale të 2023.

Në ditët në vijim pritet shpërndarja e mandateve për secilin qark, si dhe publikimi i rezultateve përfundimtare nga KQZ. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit