

TIRANË- Mbi 10 mijë zarfe të diasporës janë numëruar deri më tani. Konkretisht 10 056 zarfë janë numëruar nga gjithsej 194 889. Sipas rezultateve të deritanishme PS ka marrë 5 573 vota, që përbëjnë 55.80% të votave të numëruara deri tani. Ndërsa PD ka marrë 2 814 vota ose 28.17% të votave.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka arritur të sigurojë 811 vota (8.12 %), ndërsa subjektet e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël:
Partia Mundësia (301 vota, 3.01 %)
Lëvizja Bashkë (217 vota, 2.17 %)
Partia Socialdemokrate (104 vota, 1.04 %)
Partia Koalicioni Euroatlantik (71 vota, 0.71 %),
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (58 vota, 0.58 %)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (22 vota)
Lëvizja Atdheu (15 vota, 0.15 %)
Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë vetëm një votë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






