Transmetuar më 12-05-2025, 17:51

DURRË- Një incident është regjistruar ditën e sotme pranë KZAZ-së numër 22 në Durrës. Siç raportohet është konstatuar një parregullsi në një prej kutive të votimit, ku dy vota rezultojnë më tepër nga sa ishin votues.

Situata është bërë e njohur nga kandidatja e listave të hapura të Partisë Demokratike, Jola Hysaj, e cila ka kërkuar që të ndërpritet procesi dhe të rinisë vlerësimi i kutisë problematike.

Ajo ka theksuar se duhet të zbatohen të gjitha procedurat ligjore sipas rregullave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rastet kur numri i votave del më tepër se sa pritet.

Por anëtarë të Partisë Socialiste kanë kundërshtuar dhe kanë kërkuar që procesi i numërimit të vazhdojë normalisht. Megjithatë k jo situatë ngre dyshime mbi vlefshmërinë e kutisë në fjalë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit