Transmetuar më 12-05-2025, 17:36

Deri më tani në qarkun e Korçës janë numëruar 247 qendra votimi nga 423 në total. Edhe në këtë qark, PS kryeson bindshëm me 33762 vota ose 54.8% dhe ruan 6 mandatet e 2021-it. Shihet një rritje prej 6.8% krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke konsoliduar dominimin e saj në këtë qark.

Në kahun tjetër, Koalicioni PD – ASHM ka marrë 31388 vota, ose 34.8%, dhe siguron 4 mandate, duke humbur një mandat krahasuar me vitin 2021 dhe duke rënë me 14.6% në përqindje mbështetjeje.

Të gjitha partitë e tjera kanë marrë më pak se 4% secila dhe nuk kanë siguruar asnjë mandat. Ndër to, Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt (3.9%) dhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit (2.3%) janë më të dalluarat, me PSD që ka rritur përqindjen me 1.5% krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka marrë deri më tani vetëm 0.7% të votave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit