

Kur janë numëruar votat e 2848 qendrave nga 5225 në total, dalin të dhëna evidentuese dhe treguese për rezultatin e përgjithshëm.
Në rang kombëtar Partia Socialiste deri tani kur janë numëruar afro 3 mijë nga 5225 kuti votimi, del me 52 për qind, kurse Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 34 për qind. Pjesa e mbetur prej 14 për qind ndahet mes partive të vogla.
Por si paraqitet situata në çdo qark për dy partitë e mëdha? Ndiqni tabelën e mëposhtme që ju sjell noa.al duke iu referuar të dhënave zyrtare deri në orën 18 të datës 12 maj 2025.
Në Berat, PD ka marrë 30.22 % kurse PS, 57.37 %.
Në Dibër, PD ka marrë 37.55 % kurse PS, 57 %.
Në Durrës, PD ka marrë 39.24% kurse PS, 52.61 %.
Në Elbasan, PD ka marrë 29.13 % kurse PS, 61.06 %.
Në Fier, PD ka marrë 24.80 % kurse PS, 63.71 %.
Në Gjirokastër, PD ka marrë 27.57 % kurse PS, 64.07 %.
Në Korçë, PD ka marrë 34.78 % kurse PS, 54.80 %.
Në Kukës, PD ka marrë 52.17 % kurse PS, 31.26 %.
Në Lezhë, PD ka marrë 43.40 % kurse PS, 44.89 %.
Në Shkodër, PD ka marrë 40.32 % kurse PS, 34.72 %.
Në Tiranë, PD ka marrë 34.75 % kurse PS, 48.45 %.
Në Vlorë, PD ka marrë 27.42 % kurse PS, 57.98 %.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






