

TIRANË- Dy persona janë shpallur në kërkim në Tiranë pasi dyshohet se kanë fotografuar fletët e votimit.
Sipas informacioneve zyrtare policore po punohet për kapjen e një 36-vjeçari dhe 55 vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 shpallën në kërkim shtetasit M. M., 36 vjeç dhe V. D., 55 vjeçe, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletët e votimit. Punohet për kapjen e tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






