

Bazuar në numërimin e mbi gjysmës së votave
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka kaluar më shumë se 50%, me 2.599 nga 5.225 qendra votimi të numëruara deri në orën 15:50 të së hënës, 12 maj 2025.
Sipas të dhënave të deritanishme nga KQZ, ndarja e mandateve të mundshme në Kuvendin e Shqipërisë (140 vende) do të ishte përafërsisht si më poshtë:
Mandatet e projeksionuara sipas rezultatit aktual kombëtar:
1. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 52.72% 74 – 76 mandate. Në rastin më të mirë, 83 mandate. PS ruan shumicën absolute dhe është në rrugë për të qeverisur e vetme nëse tendenca vazhdon.
2. Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 33.98% 45 – 47 mandate, në rastin më të mirë 51 mandate. Forca kryesore opozitare mban një pozicion të dytë të konsoliduar.
3. Partia Socialdemokrate (PSD) – 3.91% Deri në 3 mandate. Rritje e lehtë për PSD-në, që mund të rezultojë forcë negociuese, por dihet në vite që është pranë PS. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






