Transmetuar më 12-05-2025, 16:01

Të dhënat më të fundit nga KQZ për rezultatin kombëtar (ora 15:50, 12 maj 2025)

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 ka kaluar tashmë gjysmën e rrugës, me 2.599 nga 5.225 qendra votimi të përpunuara deri në orën 15:50 të ditës së hënë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan një avantazh të theksuar, me 355.204 vota, që përfaqësojnë 52.72% të totalit.

Në vend të dytë pozicionohet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 228.933 vota, ose 33.98%.

Partitë e tjera ndjekin në përqindje shumë më të ulëta:

Partia Socialdemokrate (PSD): 26.342 vota (3.91%)

Partia Mundësia (MUNDESIA): 18.658 vota (2.77%)

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 22.202 vota (3.40%)

Lëvizja Bashkë: 8.821 vota (1.31%)

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 7.717 vota (1.15%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 2.450 vota (0.36%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 1.266 vota (0.19%)

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 476 vota (0.07%)

Lëvizja Atdheu (LA): 911 vota (0.14%)

Procesi i numërimit vijon në të gjithë qarqet, ndërsa partitë pritet të dalin me deklarata më të plota pas përfundimit të plotë të numërimit. Në orët në vijim pritet të ketë dhe reagime të mëtejshme nga ndërkombëtarët dhe aktorët politikë vendas.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit