Transmetuar më 12-05-2025, 15:43

“Unë jam nga parlamenti italian dhe jam i zgjedhur për diasporën. Dhe siç e dini Shqipëria është në dialogun postmonitorim me APKE dhe kjo është arsyeja se pse Asambleja jonë parlamentare është ftuar për të vëzhguar zgjedhjet shqiptare. Delegacioni ynë pati 22 anëtarë nga 12 vende evropiane. Kishim edhe 2 përfaqësues nga komisioni i Venecias. Unë jam dakord me përfundimet e cituara nga Farah Karimi, Koordinator Special dhe drejtues i vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së. Më lejoni të theksoi disa aspekte të veçanta të këtyre zgjedhjeve që kanë rëndësi të veçantë për mua.

Unë vlerësoj punën e SPAK, prokurorisë së përgjithshme dhe KQZ për koordinimin e tyre. Përfshirjen e votës nga diaspore që shënon një gur themeli ne historinë demokratike të Shqipërisë. Së treti ka ende nevojë për progres për sigurimin e publikut dhe që mirëqeverisja të mbërrijë në të gjithë nivelet e Shoqërisë. Dhe e sigurte që ne do të përgatisim raportin tonë si zakonisht me vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe do ta prezantoj këtë raport në Asamblenë parlamentare të KE gjatë muajt qershor , tha një tjetër vëzhgues i OSBE-ODHIR.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit