

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mesditen e sotme në aksin “Himarë-Borsh”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, sipas informacionit paraprak të uniformave blu, nga ku sqarohej se motomjeti i drejtuar nga një austriak u përplas me një automjet.
Shtetasi austriak ishte i shoqëruar me një pasagjere, e cila kjofatkeqësisht ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve të marra.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin e ndodhur, në aksin rrugor “Himarë-Borsh”, ju informojmë se, sipas konfirmimit nga personeli mjekësor, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë pasagjerja në motomjetin që drejtohej nga shtetasi austriak F. P. Grupi hetimor, po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






