

Zgjedhjet 2025/ OSBE/ODIHR: Procesi zgjedhor ishte edhe konkurrues, edhe intimidues. Vëzhguesit ndërkombëtarë: Pati intimidim dhe ndikim në zgjedhje – Fushatë e polarizuar dhe mungesë barazie mes kandidatëve
Tiranë, 13 maj 2025 – Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, të udhëhequr nga OSBE/ODIHR dhe përfaqësues të institucioneve europiane, mbajtën sot një konferencë për shtyp ku paraqitën gjetjet paraprake mbi procesin zgjedhor të 11 majit.
Zyrtarët e cilësuan procesin si “të qetë dhe të organizuar mirë”, por duke theksuar se kishte një klimë “tejet të polarizuar”.
Në konstatimet e tyre ishte fakti sipas tyre se kandidatët nuk patën mundësi të barabarta, por ishin të lirë të bënin fushatë.
Vëzhguesit vërejtën se dita e zgjedhjeve shkoi mirë dhe shtuar se zgjedhjet ishin konkurruese dhe profesionale.
Megjithatë sipas tyre, procesi zgjedhor u zhvillua në një ambient të polarizuar dhe me tensione të dukshme, duke nënvizuar se “patën vend raste intimidimi dhe ndikimi në votues”, sidomos gjatë fushatës dhe ditës së votimit.
Një tjetër konstatim ishte se fushata elektorale u karakterizua nga sulme personale dhe akuzime të ndërsjella midis liderëve të partive, duke lënë në hije çështjet programore dhe debatet për përmbajtjen politike.
Vëzhguesit thanë edhe se nuk u garantuan kushte të barabarta për të gjithë kandidatët, duke përmendur përfshirjen e funksionarëve publikë në fushatë dhe përdorimin e burimeve shtetërore, që sipas tij cënoi standardet e një gare të drejtë dhe demokratike.
Pavarësisht pjesëmarrjes relativisht të qetë në ditën e votimit, vëzhguesit vlerësuan se procesi nuk arriti standardet më të larta të zgjedhjeve të lira dhe gjithëpërfshirëse.
Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR pritet të publikohet pas përfundimit të plotë të procesit të numërimit dhe shqyrtimit të të gjitha ankesave zgjedhore.
“Në këto zgjedhje parlamentare populli shqiptar tregoi një angazhim të fortë ndaj demokracisë, në një klimë tejet të polarizuar dhe ndonjëherë të vështirë, ata dolën morën pjesë. Në këtë frymë, në respekt të njerëzve do të doja të ndaja disa nga pikat kryesore. Zgjedhjet parlamentare të 2025 në Shqipëri ishin konkurruese, por ndodhën në një klimë tejet të polarizuar dhe kandidatët nuk patën mundësi të barabarta. Megjithatë kandidatët patën mundësi të bënin fushatë në mënyrë të lirshme. Administrata zgjedhore e administroi procesin në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë pavarësisht marrëveshjes politike të arritur me vonesë dhe disa probleme organizative. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës duke krijuar një avantazh të padrejtë. Pati edhe raportimi pretendimesh për presion ndaj zgjedhësve, sidomos nëpunësve të administratës publike. Legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i ngushtë nga administrata zgjedhore nuk parandaloi abuzimin. Përqendrimi i pronësisë së medias minoi pluralizmin e burimeve informative dhe krijoi autocensurë dhe dy partitë kryesore ishin ato që dominuam në mbulimin e lajmeve. Pati edhe një mungesë të autoritetit për të monitoruar fushatën zgjedhore online. Mekanizmi i ri mes koordinues mes institucioneve për hetimin e krimeve zgjedhore mirëpritet, pro ka nevojë për të patur një zbatim persistent dhe parandalim të praktikave abuzive. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë dhe e organizuar mirë, por pati vazhdimisht mosrespektim të procedurave dhe u shënua nga disa incidente indtimidimi dhe ndikim te zgjedhësit dhe disa probleme me procedurat dhe transparencën”, tha përfaqësuesja e OSBE-ODHIR, Simone Billi, njëherazi kryetare e Delegacionit të APKE-së
Në këtë konferencë morën pjesë: Farah Karimi, Koordinator Special dhe drejtues i vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, Björn Söder, Kryetar i Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Simone Billi, Kryetare e Delegacionit të APKE-së, Michael Gahler, Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian, Ambasadori Lamberto Zannier, Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it. /noa.al
vijon..
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






