Transmetuar më 12-05-2025, 14:37

Tiranë, 12 maj 2025 – Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit po afrohet në gjysmën e kutive, me 2356 nga 5225 qendra votimi të numëruara deri në orën 14:30.

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan një avantazh të theksuar, ndërsa Koalicioni PD-ASHM vijon të konsolidohet si forca kryesore opozitare.

Rezultatet paraprake kombëtare:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS): 322,221 vota

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 208,516 vota

Partia Socialdemokrate (PSD): 24,305 vota

Partia Mundësia (MUNDESIA): 16,734 vota

Koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet” (NISMA-SHB): 20,479 vota

Lëvizja Bashkë (BASHKE): 7,960 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 6,953 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 2,233 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 1,118 vota

Lëvizja Atdheu (LA): 805 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 421 vota

Në këtë fazë të procesit, PS mban rreth 52.5% të totalit të votave të numëruara, ndërsa PD-ASHM rreth 34%. Partitë e tjera ndjekin me diferencë të ndjeshme, ndërsa PSD dhe Mundësia tregojnë një rritje graduale në vota krahasuar me zgjedhjet e fundit.

Procesi i numërimit pritet të vijojë gjatë gjithë ditës dhe natës, ndërsa partitë kanë bërë thirrje për durim dhe respektim të çdo vote.

Në deklaratën e tij të parë, kreu i PD Sali Berisha tha se partia do të japë një qëndrim përfundimtar pasi të numërohet vota e fundit. Ai evidentoi gjithashtu shqetësime për standardet e procesit zgjedhor. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit