Transmetuar më 13-05-2025, 08:00

Kandidatura e Lamine Yamal për të fituar “Topin e Artë” po bëhet gjithnjë e më e fortë. Paraqitja fantastike e yllit të ri të Barcelonës në “El Clásico” kundër Real Madridit (4-3), ku shënoi edhe golin e barazimit 2-2, tregoi edhe një herë se, pavarësisht moshës së re, pa mbushur ende 18 vjeç, është një nga lojtarët më të mirë në botë.

Edhe pse kanë mbetur disa muaj për ta zbuluar fituesin e “Topit të Artë” 2025, tashmë kanë nisur zërat që e kërkojnë çmimin për Lamine Yamal. Një nga ata që është shprehur qartë në këtë drejtim është përfaqësuesi i tij, Jorge Mendes, i cili nuk hezitoi ta quajë të riun si kandidatin kryesor për të fituar këtë trofe individual.

"Lamine Yamal e meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’ këtë vit. Ai ka qenë lojtari më i mirë në botë këtë sezon, kjo është mëse e qartë. Niveli i Lamine e justifikon ‘Topin e Artë’, fitimin e këtij trofeu", – u shpreh Jorge Mendes në një deklaratë për gazetarin Fabrizio Romano.

Lamine Yamal zhvilloi një ndeshje spektakolare në “El Clásico” dhe ishte lojtari i Barcelonës me më shumë goditje, më shumë goditje në portë, më shumë raste të krijuara, më shumë driblime dhe më shumë rikuperime topi ndaj Real Madridit. Një paraqitje për t’u futur në histori.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit