

Shfaqjen e parë pas zgjedhjeve kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama e bëri nga Shtëpia e Evropës” në sheshin Skënderbej ku të mbahet Samiti i Komunitetit Politik me 16 maj.
Kryeministri ka ndarë një video në rrjete sociale ku shihet teksa inspekton punimet e “shtëpisë” që do të mikpresë liderët evropianë, e mbuluar me pikturat e fëmijëve në vend.
Rama e ka cilësuar mbajtjen e këtij samiti si diçka të jashtëzakonshme dhe një vlerësim të madh për vendin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






