

Një 35-vjeçare është proceduar nga Policia e Gjirokastrës pasi ka braktisur djalin e saj 12-vjeçar, në ambientet e komisariatit. Bëhet me dije se i mituri u akomodua në fondacionin “Vatra e Ngrohtë”, Gjirokastër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë , për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet ku nisi procedimi penal për shtetasen E. V., 35 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi ka braktisur djalin e saj 12-vjeçar, në ambientet e Policisë. 12-vjeçari u akomodua në fondacionin “Vatra e Ngrohtë”, Gjirokastër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






