Transmetuar më 12-05-2025, 12:07

Numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit po ecën me ritme të qëndrueshme në të gjithë Shqipërinë. Deri në orën 11:50 të së hënës, janë numëruar 2035 nga 5225 qendra votimi, dhe rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të theksuar të Partisë Socialiste.

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 276.937 vota, duke siguruar 52.49% të totalit të votave të numëruara deri tani.

Në vend të dytë qëndron Koalicioni PD-ASHM me 181.475 vota, ose 34.40%, ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) renditet e treta me 21.039 vota (3.99%).

Ndër partitë e tjera, rezultatet janë:

Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 17.553 vota (3.33%)

Partia Mundësia (MUNDESIA): 13.880 vota (2.63%)

Lëvizja Bashkë: 6.758 vota (1.28%)

Koalicioni Euroatlantik (KEA): 6.006 vota (1.14%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 977 vota (0.19%)

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 370 vota (0.07%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 1.900 vota (0.36%)

Lëvizja Atdheu (LA): 694 vota (0.13%)

Me më shumë se 2000 qendra të numëruara, tendenca mbetet e qëndrueshme: PS mban epërsinë në të gjitha qarqet kryesore, ndërsa PD-ASHM ruan pozitat e saj në veri dhe disa zona të qëndrës.

Pritet që në orët e ardhshme të qartësohet ndarja përfundimtare e mandateve në Kuvendin e ardhshëm. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit