

Barcelona ka bërë sigurisht një hap gjigant dhe pothuajse vendimtar drejt fitimit të titullit të La Liga-s, por duhet theksuar për herë të disatë Lamine Yamal, me të vërtetë gjigant. I lindur në vitin 2007 dhe me origjinë nga Rocafonda, ai nuk trembet as nga skenat e mëdha, as nga kundërshtarët që ka përballë. Edhe një herë, përballë Real Madridit, tregoi se është shumë më tepër se një premtim i thjeshtë i futbollit botëror.
Të dhënat nuk gënjejnë kurrë Dopieta e Mbappé mund të kishte krijuar dyshime te Barcelona, e cila ishte në disavantazh, por goli i barazimit, i ardhur nga "firma e tij klasike" (gjuajtje me të majtën në shtyllën e dytë), bëri që Courtois të gjunjëzohej dhe mbi 50 mijë tifozë të ngriheshin në këmbë për të duartrokitur xhevahirin e tyre të artë. Ndërkohë, pa mbushur ende 18 vjeç, Yamal ka arritur kuotën e 40 kontributeve direkte mes golave dhe asistimeve këtë sezon, përkatësisht 16 gola dhe 24 asiste në 52 ndeshje.
Real Madridi, “viktima” e preferuar Një kënaqësi e pastër për “të tmerrshmin” Yamal, sepse në 4 “El Clasico” të luajtura këtë sezon kundër Real Madridit, ai ka qenë i përfshirë direkt në 5 nga 16 golat e shënuar nga Barça. Për të qenë të saktë: një gol në secilën nga dy ndeshjet e La Liga-s, një tjetër në finalen e Superkupës dhe dy asistime në finalen e Kupës së Mbretit për Pedrin dhe Ferran Torres. Tashmë në Spanjë nuk kanë më dyshime: Lamine Yamal është realisht në garë për “Topin e Artë”, së bashku me Raphinha dhe Ousmane Dembélé. Debati është i hapur, teksa koha është në anën e “djalit nga Rocafonda”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






