

Pas ndeshjes ndaj Dortmundit, Xabi Alonso foli për mediat e pranishme, me “MARCA” si e vetmja media spanjolle në sallë.
E ardhmja – “Do të shohim çfarë do të ndodhë, por unë dua të jem i lumtur kudo që shkoj. Kjo kërkon punë të madhe, një ekip të mirë… E rëndësishme është të përjetosh eksperienca të reja dhe të bësh gjëra të ndryshme”.
A është më i miri në historinë e Bayer Leverkusenit: “Nuk do t’i vë vetes kurrë titullin si trajneri më i mirë në historinë e këtij klubi, por mund të them që eksperienca ime te Bayer ka qenë shumë e veçantë”.
Fábregas te Bayer Leverkusen: “Ky është një klub me njerëz shumë të mirë dhe kjo bën diferencën. Kushdo që vjen, do të ndihet shumë mirë. Ka shumë njerëz të përgatitur, që do të marrin vendimin e duhur për trajnerin e ri. Pra, sigurisht që do të jetë i duhuri. Le të shohim çfarë do të ndodhë, por ky është një klub për të ardhur dhe për ta shijuar”.
Eksperiencë e paharrueshme: “Nuk do ta harroj kurrë këtë përvojë. Do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime, do ta kujtoj edhe pas 45 vitesh, kur të jem më i vjetër. Ky klub do të jetë gjithmonë në zemrën time. Jam shumë mirënjohës ndaj Fernando Carro, Simon Rolfes dhe gjithë klubit për gjithçka që më kanë bërë të ndiej këtu”.
Trashëgimia: “Kudo që shkoj, përpiqem gjithmonë të lë gjurmë. Jam shumë krenar që kam qenë pjesë e këtij klubi dhe kam ndihmuar për ta çuar më lart. Ndonjëherë nuk ka rëndësi nëse fiton apo humbet, rëndësi ka procesi”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






