Transmetuar më 12-05-2025, 11:03

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 vijon në të gjithë vendin, dhe me 1819 nga 5225 qendra të votimit të numëruara, tabloja elektorale shfaqet gjithnjë e më e qartë.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, Partia Socialiste e Shqipërisë ruan një epërsi të thellë në rang kombëtar, duke grumbulluar 243.734 vota ose 52.55% të totalit të deritanishëm.

Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 159.679 vota, që përbëjnë 34.41% të votave të numëruara.

Partia Socialdemokrate (PSD) mban vendin e tretë me 18.496 vota dhe 3.99%, ndërsa Partia Mundësia (MUNDESIA) ka marrë 12.031 vota ose 2.59%.

Ndër partitë e tjera, rezultatet janë si më poshtë:

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 15.683 vota (3.38%)

Lëvizja Bashkë: 5.769 vota (1.24%)

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 5.150 vota (1.11%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 856 vota (0.18%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 1.603 vota (0.35%)

Lëvizja Atdheu (LA): 597 vota (0.13%)

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 321 vota (0.07%)

/noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit