Transmetuar më 12-05-2025, 09:22

Astrologu i njohur italian Paolo Fox, thotë se java që ka nisur sjell rikuperime domethënëse për disa shenja dhe tensione që duhen menaxhuar me mençuri për disa të tjera.

Ai rendit edhe shenjat më me fat dhe ato që duhet të ecin me kujdes në këtë përkthim ekskluziv nga noa.al.

Shenjat më me fat të javës

1. Binjakët

Kjo është një javë që i ngjan një rilindjeje të brendshme për Binjakët. Venusi dhe Marsi në pozicion të favorshëm sjellin rigjallërim në dashuri dhe në jetën sociale. Planetët që ndriçojnë komunikimin, rrjetëzimin dhe ndjeshmërinë tënde të natyrshme janë aleatë të fuqishëm. Një takim i papritur mund të ndryshojë kahun e një raporti, ndërsa në punë, falë ndihmës së një personi me ndikim, mund të marrësh një përfitim konkret. Të hënën është dita ideale për të propozuar diçka të re, dhe të premten do të ndjesh se je sërish në qendër të rrjedhës jetësore. Kujdes vetëm me ngarkesën nervore – bëj gjithçka me ritëm të qetë.

2. Demi

Edhe pse jeta të ka lodhur muajt e fundit, këtë javë ke kthyer një faqe të re. Ndjenjat marrin formë më të qartë, sidomos nëse ke filluar një lidhje të re që të sjell frymëzim dhe dëshirë për të ndërtuar diçka të qëndrueshme. Po ashtu, për çiftet afatgjata, kjo është koha për të marrë vendime të mëdha që lidhen me familjen dhe shtëpinë. Në aspektin profesional, ke kaluar një fazë reflektimi, por tani di më mirë se çfarë do – edhe nëse kjo do të thotë të heqësh dorë nga projekte që nuk kanë më të ardhme. Energjia e kthyer dhe humori i mirë e bëjnë këtë javë të vlefshme për rikuperim emocional dhe ristrukturim të planeve.

3. Shigjetari

Javë e fortë për Shigjetarët, me Venusin dhe Marsin që i ndihmojnë në dashuri, pasion dhe vendimmarrje. Lidhjet që janë të forta do të bëhen akoma më të thella, ndërsa ato të dobëta mund të përfundojnë pa drama. Por në të dyja rastet, ndihesh i çliruar. Në punë, ke rigjetur besimin në vete dhe në mundësitë që po shfaqen para teje. Edhe nëse nuk merr menjëherë rezultatin që kërkon, ke kthyer sytë nga horizonti dhe e kupton se gjithçka ka ritmin e vet. Mos hezito të bësh një propozim të ri të martën ose të mërkurën. Më në fund, po i jep vetes hapësirë për të dalë nga stagnimi.

Shenjat që duhet të kenë kujdes këtë javë

1. Peshorja

Venusi në kundërshti prek ndjeshëm marrëdhëniet sentimentale. Edhe lidhjet që duken të qëndrueshme, mund të preken nga pasiguria apo tensionet e papritura – sidomos të dielën. Nuk është koha për të marrë vendime të nxituara, por për të reflektuar mbi atë që do vërtetë. Në punë, situata duket më pozitive, me mundësi për të firmosur marrëveshje të reja apo për të ecur drejt projekteve me afat. Por sërish, ndjenja e pasigurisë personale mund të të bëjë të kërkosh shumë konfirmime nga të tjerët. Kujdes me njerëzit që i konsideron aleatë – jo të gjithë kanë qenë besnikë ndaj teje.

2. Ujori

Ndodh një kontrast i dukshëm mes dëshirës për dashuri dhe frikës për t’u lidhur thellësisht. Nëse je në një lidhje të re, nuk është çudi që të ndjesh nevojën për të ikur – apo të përballesh me kërkesa që nuk dëshiron t’i plotësosh. Nëse jeton bashkë me dikë, presioni ekonomik mund të ndikojë në ekuilibrin emocional. Në punë, Mërkuri në kundërshti sjell stres, takime të vonuara, keqkuptime dhe shpenzime të paarsyeshme. Në grupe apo bashkëpunime, duhet të bësh një “filtrim” – nuk janë të gjithë për të të ndjekur. Kujdes të hënën dhe të dielën – rrezik lodhjeje dhe nervozizmi.

3. Peshqit

Një javë që nuk premton shumë në dashuri, por jo për shkak të mungesës së ndjenjës, por sepse mendja jote është e zënë me probleme të tjera. Nëse je në një lidhje, mund të ndjesh mungesë pasioni ose distancë emocionale. Marrëdhëniet me disa shenja si Gaforrja, Peshorja apo Bricjapi mund të jenë sfiduese. Në punë, mos nxit të firmosësh kontrata që nuk i ke analizuar mirë – Jupiteri ende nuk të favorizon plotësisht. Megjithatë, instinkti të ndihmon të kuptosh nëse diçka nuk është e qartë. Përpiqu të ruash balancën emocionale, mos i lër luhatjet e humorit të ndikojnë te puna dhe të afërmit. /noa.al

Horoskopi javor nga Paolo Fox, 12 deri 18 maj 2025 për të 12 shenjat e zodiakut

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit