Transmetuar më 12-05-2025, 08:20

Pas përpunimit të 1527 nga 5225 qendra votimi në të gjithë vendin, Partia Socialiste e Shqipërisë ka siguruar një epërsi të theksuar ndaj Koalicionit PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, duke marrë mbi 52.8% të votave, ndërsa opozita qëndron në 34.2%.

Rezultatet paraprake kombëtare:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 203,046 vota (52.86%)

Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 131,662 vota (34.22%)

Partia Socialdemokrate (PSD) – 14,165 vota (3.69%)

Partia Mundësia (MUNDËSIA) – 10,105 vota (2.63%)

Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 13,183 vota (3.43%)

Lëvizja Bashkë (BASHKË) – 4,798 vota (1.25%)

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 4,260 vota (1.11%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1,359 vota (0.35%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 717 vota (0.19%)

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 276 vota (0.07%)

Lëvizja Atdheu (LA) – 483 vota (0.13%)

***

Partia Socialiste po kryeson me një diferencë mbi 18 pikë përqindje ndaj opozitës, ndërkohë që në disa qarqe ka kaluar kufirin e 60%.

PD-ASHM ka përmirësuar ndjeshëm rezultatin krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, por duket se nuk mjafton për të përmbysur trendin.

Ndërkohë, PSD dhe Partia Mundësia janë forca të treta në garë, duke kaluar pragun elektoral në shumë zona dhe pritet të luajnë rol në ndarjen e mandateve.

Nisma Shqipëria Bëhet gjithashtu konfirmon një prani të konsiderueshme.

Ky është një rezultat paraprak dhe do të përditësohet në vijim me ecurinë e mëtejshme të numërimit. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit