Transmetuar më 12-05-2025, 08:22

Sot është dita e madhe e finales së Kategorisë Superiore. Egnatia dhe Vllaznia do të përplasen në “Arenën Kombëtare” për titullin kampion të Shqipërisë. Dy skuadra të forta, dy filozofi të ndryshme loje, por me një objektiv të përbashkët; kurorën e sezonit 2024/25.

Egnatia vjen si kampione në fuqi dhe kërkon të përsërisë suksesin, ndërsa Vllaznia synon rikthimin e madh në majat e futbollit shqiptar. Përballjet direkte mes tyre gjatë këtij sezoni tregojnë një ekuilibër të plotë, që e bën finalen edhe më të paparashikueshme.

Në katër ndeshjet e kampionatit, të dyja skuadrat kanë nga një fitore dhe dy barazime:

Egnatia-Vllaznia 2-2

Vllaznia-Egnatia 0-2

Egnatia-Vllaznia 1-1

Vllaznia-Egnatia 3-1

Të dyja ekipet kanë treguar se mund të fitojnë ndaj njëra-tjetrës, ndaj finalja e sotme pritet të jetë një ndeshje e fortë, ku detajet do të bëjnë diferencën. Biletat për finalen Vllaznia-Egnatia janë në shitje online në ebileta.al dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit