Transmetuar më 12-05-2025, 08:06

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, foli për mikrofonat e DAZN pas fitores 2-0 në transfertë ndaj Torinos, në kuadër të javës së 36-të të Serie A. Njërin prej dy golave zikaltër e shënoi pikërisht mesfushori shqiptar, nga pika e penalltisë.

Sa e bukur është të jesh vendimtar?

Është gjithmonë bukur. Tani mendojmë të fitojmë të gjitha ndeshjet për të shkuar mirë në finalen e Champions-it. Jemi afër Napolit, do të shohim çfarë do të ndodhë në vazhdim.

Sa shumë dëshirë keni për të fituar?

Dëshira për të fituar është shumë e madhe. Nuk ndodh çdo vit të shkosh në një finale Championsi.

A keni një dedikim për golin?

Goli shkon për nënën time dhe gjithë familjen. Ata janë gjithmonë me mua.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit