Transmetuar më 12-05-2025, 08:03

Në qarkun Kukës, pas numërimit të 64 qendrave nga gjithsej 139, koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) kryeson bindshëm me një rezultat prej 52.93%.

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ndodhet në vend të dytë me 30.87%, ndërsa befasia e këtyre rezultateve është Partia Socialdemokrate (PSD) që renditet e treta me 14.25% të votave.

Rezultatet paraprake në Kukës:

Koalicioni PD – ASHM – 8,404 vota (52.93%)

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 4,901 vota (30.87%)

Partia Socialdemokrate (PSD) – 2,262 vota (14.25%)

Partia Mundësia – 93 vota (0.59%)

Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 95 vota (0.60%)

Lëvizja Bashkë (BASHKË) – 38 vota (0.24%)

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 48 vota (0.30%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 20 vota (0.13%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 12 vota (0.08%)

Lëvizja Atdheu (LA) – 6 vota (0.04%)

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 1 votë (0.01%)

***

Kukësi është një nga qarqet ku opozita e bashkuar kryeson bindshëm. PD-ASHM ka një diferencë prej mbi 22 pikë përqindje ndaj PS-së, duke konfirmuar një bastion të djathtë tradicional.

PSD, nga ana tjetër, shfaq një rezultat shumë të fortë për një forcë e tretë, çka mund të ndikojë në përllogaritjen e mandateve në këtë qark.

Procesi i numërimit ka kaluar gjysmën dhe trendi aktual e bën Kukësin një nga qarqet më konkurruese për opozitën në këto zgjedhje. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit