Transmetuar më 12-05-2025, 07:22

DIBËR – Numërohen 57 nga 222 qendra votimi, PS në avantazh bindës ndaj PD-ASHM

Procesi i numërimit të votave ka përparuar edhe në qarkun Dibër, ku deri më tani janë numëruar 57 nga gjithsej 222 qendra votimi.

Të dhënat paraprake tregojnë një epërsi të dukshme për Partinë Socialiste të Shqipërisë (PS) ndaj koalicionit opozitar PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM).

Rezultatet paraprake për qarkun Dibër:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 8,860 vota (59.18%)

Koalicioni PD – ASHM – 5,494 vota (36.70%)

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 160 vota (1.07%)

Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 155 vota (1.04%)

Partia Socialdemokrate (PSD) – 134 vota (0.90%)

Partia Mundësia – 83 vota (0.55%)

Lëvizja Bashkë – 55 vota (0.37%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 13 vota (0.09%)

Lëvizja Atdheu (LA) – 7 vota (0.05%)

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 6 vota (0.04%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5 vota (0.03%)

Kështu duket se PS po dominon dukshëm në Dibër, me një diferencë prej më shumë se 22 pikësh ndaj PD-ASHM. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit