

Numërohet mbi 1/5 e votave në rang kombëtar – PS ruan epërsinë, PD-ASHM ngushton diferencën
Tiranë, 12 maj 2025 – Deri në orën 06:20 të mëngjesit janë numëruar 1,139 qendra votimi nga 5,225 në total, duke përfaqësuar më shumë se 20% të qendrave në rang kombëtar.
Të dhënat më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë një garë gjithnjë e më të konsoliduar mes dy forcave kryesore, me Partinë Socialiste që mban kryesimin dhe koalicionin PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore që vijon rritjen e qëndrueshme.
Rezultatet paraprake në nivel kombëtar (1,139 QV):
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 149,681 vota (53.19%)
Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 95,767 vota (34.03%)
Partia Socialdemokrate (PSD) – 10,710 vota (3.81%)
Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 9,757 vota (3.47%)
Partia Mundësia (MUNDËSIA) – 7,234 vota (2.57%)
Lëvizja Bashkë (BASHKË) – 3,399 vota (1.21%)
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 2,790 vota (0.99%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 977 vota (0.35%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 517 vota (0.18%)
Lëvizja Atdheu (LA) – 350 vota (0.12%)
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 204 vota (0.07%)
Nga të dhënat zyrtare që analizon noa.al del se Partia Socialiste ruan një avantazh prej rreth 19 pikësh ndaj opozitës së bashkuar, megjithëse PD-ASHM po rritet në mënyrë graduale në shumë zona të vendit.
Votat për partitë e treta (PSD, Nisma, Mundësia) po konsolidohen si faktorë dytësorë, ndërsa partitë e vogla vijojnë të qëndrojnë nën pragun e përfaqësimit parlamentar.
/noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






