Transmetuar më 12-05-2025, 01:19

Tiranë, 12 maj 2025 – Me përparimin e procesit të numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, janë përditësuar të dhënat nga 61 qendra votimi nga gjithsej 5,225 në shkallë vendi.

Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka shënuar një tjetër rritje të ndjeshme, duke arritur në 35.01% të votave të deritanishme.

Megjithatë, Partia Socialiste (PS) ruan ende një avantazh të sigurt me 53.95% të votave.

Rezultatet paraprake nga 61 QV:

PS – Partia Socialiste e Shqipërisë: 6,716 vota (53.95%)

PD-ASHM – Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore: 4,358 vota (35.01%)

PSD – Partia Socialdemokrate: 510 vota (4.10%)

NISMA-SHB – Nisma Shqipëria Bëhet: 374 vota (3.00%)

Partia Mundësia: 214 vota (1.72%)

Lëvizja Bashkë: 125 vota (1.00%)

KEA – Koalicioni Euroatlantik: 81 vota (0.65%)

Lëvizja Atdheu: 22 vota (0.18%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 23 vota (0.18%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 17 vota (0.14%)

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 8 vota (0.06%)

***

Rritja graduale e PD-ASHM tregon një forcim të opozitës në disa zona, ndërsa PS ruan kontrollin me një shumicë të qartë për momentin.

Votat e partive të vogla mbeten të fragmentuara, ndërsa procesi i numërimit vijon me ritme të qëndrueshme në të gjithë vendin.

Me më pak se 1.2% të qendrave të numëruara, gara është ende në fazat e saj fillestare. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit