

Procesi i numërimit të votave vijon në të gjithë vendin dhe deri më tani janë numëruar 49 qendra votimi nga gjithsej 5,225.
Të dhënat e fundit të publikuara nga KQZ tregojnë se Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) vijon të mbajë një avantazh ndaj Koalicionit PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), por diferenca është ngushtuar ndjeshëm krahasuar me kutitë e para.
Rezultatet e plota nga 49 QV:
Partia Socialiste (PS) – 5,295 vota (56.75%)
Koalicioni PD-ASHM – 3,134 vota (33.59%)
Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 294 vota (3.15%)
Partia Socialdemokrate (PSD) – 245 vota (2.63%)
Partia Mundësia – 150 vota (1.61%)
Lëvizja Bashkë – 93 vota (1.00%)
Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 64 vota (0.69%)
Lëvizja Atdheu (LA) – 19 vota (0.20%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 16 vota (0.17%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 13 vota (0.14%)
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 7 vota (0.08%)
Nga të dhënat rezulton se Partia Socialiste vazhdon të kryesojë bindshëm me mbi 56% të votave, por opozita ka rritur ndjeshëm ritmin, duke kaluar në mbi 33%.
Diferenca prej më shumë se 23 pikësh për momentin tregon një dominim të PS-së në kutitë e para, por gara mbetet e hapur pasi janë numëruar vetëm rreth 1% e të gjitha qendrave të votimit në vend.
Procesi i numërimit vijon dhe pritet të intensifikohet gjatë orëve të para të mëngjesit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






