

Tiranë, 12 maj 2025 /noa.al – Janë publikuar rezultatet e para nga numërimi i 26 qendrave të para të votimit nga gjithsej 5,225 në rang vendi, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Deri në këto momente, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson bindshëm ndaj koalicionit opozitar PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM).
Rezultatet paraprake janë si më poshtë:
Partia Socialiste (PS) – 2,999 vota
Koalicioni PD – ASHM – 1,603 vota
Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 181 vota
Partia Socialdemokrate (PSD) – 89 vota
Partia Mundësia – 49 vota
Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 22 vota
Lëvizja Bashkë – 16 vota
Lëvizja Atdheu – 11 vota
Partia Aleanca për Demokraci të Re (ADR) – 3 vota
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 7 vota
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5 vota
Përqindjet e dy forcave kryesore sipas trendit aktual:
PS – ~60%
PD-ASHM – ~32%
Me një epërsi të theksuar prej gati dyfish ndaj opozitës, PS duket se po siguron mandatin e katërt që nga viti 2013.
Megjithatë, me mijëra kuti ende për t’u numëruar, është ende herët për të nxjerrë përfundime për rezultatin final.
Procesi i numërimit po vijon në të gjithë vendin dhe përditësimet zyrtare pritet të pasojnë gjatë orëve të natës dhe më vonë gjatë gjithë të hënës. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






