

Rezultatet paraprake në 5 nga 198 kutitë e votimit – PS në avantazh të qartë me mbi 66% të votave
Procesi i numërimit të votave ka nxjerrë një rezultat të qartë paraprak në Gjirokastër ku është hapur numërimi.
Sipas të dhënave të siguruara deri tani, në 5 nga 198 qendra votimi, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson bindshëm me 66.83% të votave, duke lënë pas me diferencë të madhe koalicionin opozitar PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), që ka marrë 23.40% të votave.
Rezultatet sipas subjekteve politike janë si më poshtë:
Partia Socialiste (PS) – 554 vota (66.83%)
Koalicioni PD-ASHM – 194 vota (23.40%)
Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 27 vota (3.26%)
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 17 vota (2.05%)
Partia Mundësia – 12 vota (1.45%)
Lëvizja Bashkë – 7 vota (0.84%)
Partia Socialdemokrate (PSD) – 7 vota (0.84%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 4 vota (0.48%)
Lëvizja Atdheu – 3 vota (0.36%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2 vota (0.24%)
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 2 vota (0.24%)
Rezultati tregon një dominim të qartë të Partisë Socialiste në këtë zonë, ndërkohë që numërimi pritet të vijojë në pjesën tjetër të qendrave për të ndërtuar panoramën e plotë zgjedhore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






