

Ka nisur procesi i numërimit edhe në qarkun e Kukësit dhe nga kutia e parë e hapur, Partia Socialiste dhe kreu i saj, Edi Rama, dalin në avantazh të qartë ndaj opozitës.
Rezultatet nga kutia e parë në Kukës janë si më poshtë:
Partia Socialiste (PS): 76 vota
Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 48 vota
Partia Socialdemokrate (PSD): 43 vota
Lëvizja Bashkë: 1 votë
PS ka një epërsi prej 28 votash në kutinë e parë kundrejt PD-ASHM,
Ndërkohë në kutinë e dytë të votimit në Has, Partia Demokratike (Aleanca për Shqipërinë Madhështore) ka marrë 112 vota, Partia Socialiste 64 vota dhe Partia Socialdemokrate 37 vota.
Aktualisht vijon numërimi i votave të kutive të tjera për të kuptuar trendin e votës në këtë qark verior, i cili historikisht ka qenë një bastion i rëndësishëm për të dyja kampet politike. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






