Transmetuar më 11-05-2025, 23:45

Korçë – Nis numërimi i votave, PS kryeson me diferencë ndaj PD-ASHM në kutitë e para të Devollit

Ka nisur numërimi i votave në qarkun e Korçës, ku nga kutitë e para të hapura në bashkinë Devoll, Partia Socialiste ka dalë në avantazh ndaj koalicionit PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Deri tani janë numëruar katër kuti nga gjithsej 422 në këtë qark.

Rezultatet paraprake nga 4 kutitë e para janë si më poshtë:

Vromisht: PS – 169 vota | PD – 92 vota

Vranisht: PS – 124 vota | PD – 97 vota

Progër: PS – 160 vota | PD – 135 vota

Pilur: PS – 130 vota | PD – 134 vota

Totali i deritanishëm në këto 4 kuti në Devoll:

Partia Socialiste (PS): 583 vota

PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 458 vota

PS ruan një avantazh të ndjeshëm prej 125 votash, ndërsa procesi i numërimit vijon.

Me 418 kuti ende për t’u numëruar në gjithë qarkun, këto janë vetëm sinjalet e para të një gare që pritet të intensifikohet orët në vijim. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit