

Në bashkinë më të vogël të vendit, Pustec, ka nisur numërimi i votave dhe janë përfunduar tre nga gjithsej tetë kuti votimi.
Deri më tani, Partia Socialiste ka siguruar një epërsi të dukshme ndaj koalicionit PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Sipas rezultateve paraprake:
Partia Socialiste: 419 vota
PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore: 208 vota
Me pesë kuti ende për t’u numëruar, trendi i deritanishëm tregon qartë një prirje në favor të PS-së, që pritet të dalë fituese në këtë bashki me shumicë minoritare.
Ndërkohë, në zonat e tjera zgjedhore po përfundon procesi i dorëzimit të kutive në KZAZ-të përkatëse dhe numërimi pritet të nisë para mesnatës.
Pusteci, si bashkia me numrin më të vogël të zgjedhësve, mund të jetë edhe e para që do të shpallë rezultatin final brenda orëve në vijim. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






