

Tiranë, 11 maj 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat zyrtare për pjesëmarrjen në votime në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe në Diasporë. Sipas KQZ, 42.16% e qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit.
Qarku me pjesëmarrjen më të lartë ishte Dibra, ku votuan 50.10% e zgjedhësve. Pas Dibrës renditet Kukësi me një pjesëmarrje prej 46.15%, ndërsa Tirana shënoi gjithashtu një nivel të konsiderueshëm votuesish. Në anën tjetër, qarku me pjesëmarrjen më të ulët rezulton të jetë Vlora.
Ndërkohë, Diaspora shfaqi një përfshirje të jashtëzakonshme në procesin zgjedhor, me 79.24% të votuesve që morën pjesë në zgjedhje – gati dy herë më shumë se mesatarja kombëtare.
KQZ pritet të publikojë hartat dhe të dhënat e detajuara për çdo qark gjatë ditës.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






