

KUKËS- Ditën e sotme (11 maj) qytetarët në të gjithë Shqipërinë iu drejtuan kutive të votimit për të ushtruar vullnetin e tyre për zgjedhjen e qeverisë që do të udhëheqë vendin në katër vitet e ardhshme.
Teksa në disa zona u testua votimi digjital, apo ai me postë për diasporën, në Zapod të Kukësit, materialet zgjedhore janë dërguar me mushka drejt qendrave të votimit.
Edhe pas mbylljes së qendrave të votimit rikthimi i kutive të votimit është kryer sërisht me mushka dhe në mënyrë jo të sigurt. Në foto shihet një mushkë e ngarkuar me kutitë e votimit për ti kthyer në qendrën e numërimit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






