

Tiranë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat, sa i përket pjesëmarrjes në votime të qytetarëve deri në orën 19:00.
Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se deri në orën 19:00, kanë marrë pjesë në zgjedhje 41.6 përqind e qytetarëve.
Pjesëmarrja më e lartë është shënuar në qarkun e Dibrës, me 50.00 përqind të shtetasve me të drejtë vote, që kanë votuar.
Kukësi gjithashtu ka përqindje të lartë të votuesve, teksa kanë hedhur votën 47.96 përqind e qytetarëve.
Të dhënat e FUNDIT: Ja sa persona votuan deri në orën 19:00!
Edhe Tirana ka një përqindje të lartë të votuesve, me 46.82 përqind. Qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime është Vlora, me 30.24 përqind.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






