

Ka shkuar të tre numri i të arrestuarve në Pogradec si dhe katër persona janë shpallur në kërkim, pas një konflikti mes militantëve të PD-së dhe një komisioneri socialist.
Fillimisht u arrestua personi i cili kishte qëlluar me grusht komisionerin socialist. Ndërsa policia njofton se tashmë janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë si dhe janë shpallur në këkrim katër persona, pasi ushtruan dhunë edhe ndaj djalit të komisionerit, pasi e kishin qëlluar këtë të fundit.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë sot ku në qendrën e votimit nr.3901, shtetasi L. T., tashmë i arrestuar nga Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, dhunoi fizikisht komisionerin shtetasin E. G, ju informojmë se:
Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në dhunimin e djalit dhe të bashkëshortes së komisionerit E.G, i cili u dhunua nga shtetasi L.T
Si rezultat i hetimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 23 vjeç, dhe R. T., 58 vjeç, banues në Pogradec për veprat penale " Goditja ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore" dhe "Plagosja e lehtë me dashje".
Si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasit D. M., 30 vjeç, E. M., 35 vjeç, R. T., 37 vjeç, si dhe L. K., 34 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas rreth orës 13:00, kanë shkuar në afërsi të banesës së komisionerit shtetasit E. G., 52 vjeç, dhe kanë dhunuar djalin dhe bashkëshorten e tij
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe kapjen dhe shoqërimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






