Transmetuar më 11-05-2025, 20:08

Etapa e tretë dhe e fundit në Shqipëri, u zhvillua në Vlorë, me një luftë të ashpër mes çiklistëve.

Danezi Mads Pedersen ia doli të rrëmbejë vendin e parë, pas një gare të shkëlqyer në sprintin final, duke i lënë të gjithë pas tij.

Kampioni i botës në vitin 2019 rimerr fanellën rozë, pasi Pedersen ishte fitues edhe në etapën e parë, në garën që u zhvillua nga Durrësi në Tiranë.

Sa i përket garës në Vlorë, në vendin e dytë u rendit Corbin Strong, i ndjekur nga Orluis Aular dhe Brandon Rivera.

Në renditjen e përgjithshme, Pedersen mban vendin e parë, i ndjekur nga Roglic dhe Vacek.

Etapat e tjera të garave do të vazhdojnë në Itali, pas tri etapave të para në Shqipëri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit