

Ish-polici fotografoi votën për ministrin e Brendshëm dhe u arrestua
Renato Feri, ish-efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës, është arrestuar këtë të dielë pasi ka shkelur rëndë ligjin zgjedhor duke fotografuar votën e tij dhe më pas duke e publikuar në rrjetet sociale.
Në postimin e bërë publikisht, Feri shfaqet teksa voton për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.
Ky veprim përbën shkelje të fshehtësisë së votimit dhe është i dënueshëm me ligj.
Arrestimi i tij ka ardhur menjëherë pas identifikimit të postimit dhe konfirmimit të identitetit të autorit.
Renato Feri nuk është një emër i panjohur për strukturat e rendit. Në vitin 2023, ai u përjashtua nga policia pas një incidenti të bujshëm: gjatë një ndalese nga Forcat “Shqiponja”, ai refuzoi t’u bindet urdhrave, shtoi shpejtësinë me motorin e tij dhe ofendoi efektivët. Pas ndjekjes, ai u ndalua në autostradën Tiranë–Elbasan.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






