Transmetuar më 11-05-2025, 18:52

Kavajë – Dyshohet për shitblerje votash, shoqërohet në komisariat Xhuli Duda pasi u takua me Elvis Roshin

Një tjetër rast i dyshuar për shit-blerje votash është regjistruar këtë të diel në Kavajë.

Agjentët e policisë kriminale kanë shoqëruar në komisariat shtetasen Xhuli Duda, pasi u kap me një listë emrash të familjarëve të saj, e cila ngre dyshime të forta për përfshirje në veprimtari të paligjshme gjatë procesit zgjedhor.

Sipas burimeve nga vendngjarja, para shoqërimit, Duda është parë duke u takuar me ish-kryebashkiakun Elvis Roshi, ndërsa dyshohet se ka marrë pagesë në këmbim të votës për vete apo persona të afërt.

Policia po vijon hetimet, ndërsa pritet të merret në pyetje edhe vetë Elvis Roshi për të sqaruar rrethanat e këtij takimi dhe mundësinë e përfshirjes në rastin e dyshuar. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit