

Zgjedhjet 2025 – Rritet pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00, 40.91% në rang vendi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat më të fundit për pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore të 11 majit, deri në orën 18:00.
Sipas të dhënave zyrtare, në 2423 qendra votimi që kanë raportuar deri më tani, pjesëmarrja në rang vendi është regjistruar në nivelin 40.91%.
Krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2023, kjo përfaqëson një rritje me rreth 4.6%.
Megjithatë, në raport me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, pjesëmarrja është më e ulët – atëherë, deri në të njëjtën orë, kishin votuar 45.48% e qytetarëve.
Pritet që përqindja e pjesëmarrjes të rritet më tej deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 19:00. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






