Transmetuar më 11-05-2025, 18:24

Publikoi votën në rrjete sociale, arrestohet 34-vjeçari për shkelje të fshehtësisë së votimit

Tiranë – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2 të Tiranës arrestuan në flagrancë shtetasin R. F., 34 vjeç, pasi fotografoi fletën e votimit dhe e publikoi në rrjetet sociale.

Ngjarja u bë publike fillimisht përmes një postimi në një portal, çka çoi në nisjen e hetimeve, identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, raporton noa.al.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit