Transmetuar më 11-05-2025, 18:19

Librazhd – Arrestohet në flagrancë për shkelje të fshehtësisë së votimit

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në Librazhd, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Ngjarja ndodhi në qendrën e votimit nr. 2742, në fshatin Spathar, ku dyshohet se M. F. fotografoi fletën e votimit gjatë procesit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular që u përdor për fotografimin.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit