

Tiranë – Flamir Noka procedohet në gjendje të lirë për kanosje ndaj votuesve
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë referuar në Prokurori materialet që çuan në nisjen e procedimit penal në gjendje të lirë ndaj Flamir Nokës, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.
Ai akuzohet për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, pas kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, të cilët pretendojnë se janë penguar dhe kanosur nga Noka për të ushtruar të drejtën e votës në zonën e Vorës, mëngjesin e sotëm.
Materialet e çështjes do t’i kalojnë SPAK-ut për hetime të mëtejshme.
Si reagon Noka
"E shikoni kush është "qytetari" që u përplas me Flamur Nokën në qendrën e votimit në Vorë?
Shoferi dhe nipi i Bert Xhabaftit.
Është vetë Vari Carlon TV që 8 vjet më parë publikonte lajmin e arrestimit nga policia të shtetasit Xhoni Asllanaj, "qytetari" i specializuar në fushën e vjedhjes dhe armëmbajtjes pa leje.
Shërbime të tilla mediatike kanë përcjell gjithashtu media e Mero Gëlbazes dhe port’hale të tjera.
Të njëjtën linjën mban Policia e Shtetit e drejtuar nga banditi #Proda, e cila shoferin e bandës e quan "qytetar që u pengua".
Ja pra që e dinë shumë mirë se kë po mbronin. Janë të organizuar e të bashkërenduar, sepse hanë së bashku në kusinë e madhe të korrupsionit.
Përgjigjja do ju shkojë me votë."
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






