Transmetuar më 11-05-2025, 14:49

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër thirrje publike për pjesëmarrje në votime, këtë herë përmes një videomesazhi nga “Komanda e Përgjithshme” e Partisë Socialiste, ku po ndiqet në kohë reale ecuria e procesit zgjedhor.

“Jemi live nga Komanda e Përgjithshme ku mblidhen të dhënat e ecurisë së procesit,” – shprehet Rama në mesazhin e tij, ndërsa fton qytetarët që ende nuk kanë votuar, të shkojnë pranë kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre politik.

“Të votosh është një detyrë qytetare, shoqërore dhe patriotike. Votoni me qetësi, me pak durim dhe sipas bindjeve tuaja,” u shpreh ai, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes masive në zgjedhje.

Mesazhi i Ramës vjen në një moment ku palët politike po monitorojnë me kujdes ritmet e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe vijimin e procesit në të gjithë vendin. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit