

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë ditës së votimeve, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti për demokracinë në vend dhe duke paralajmëruar pasoja për çdo shkelës të ligjit.
“Sot sovrani jep një verdikt historik,” tha Berisha para mediave, duke shtuar se procesi zgjedhor po zhvillohet nën një vëzhgim ndërkombëtar dhe kombëtar shumë serioz.
Ai paralajmëroi se “çdo kush që merr përsipër të shkelë ligjin në këtë proces, do të bëhet përgjegjës në mënyrë absolute.” Berisha e konsideroi 11 majin si një ditë me peshë historike dhe simbol të vullnetit të lirë të qytetarëve shqiptarë.
“Po cili është ai që nuk i bindet historisë?” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se pjesëmarrja dhe drejtësia në këtë proces janë të pandashme nga rruga që vendi duhet të ndjekë. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






