Transmetuar më 11-05-2025, 14:18

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 13:00 në qytetin e Pogradecit, pas një konflikti të ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901.

Një mbështetës i PD Luan Tollozhina akuzohet se goditi me grusht komisionerin e PS Entin Gegën në qendrën e votimit pasi vajza e tij kryetarja e komisionit u përfshi në një debat me të.

Sipas informacionit paraprak, shtetasit R. T., E. M. dhe D. M., nipër të shtetasit të arrestuar L. T., kanë shkuar në banesën e komisionerit E. G., 52 vjeç, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij.

Si pasojë e sulmit, djali i komisionerit është dërguar në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzimin e saj për ngjarjen.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa po punon për kapjen dhe shoqërimin e autorëve të dyshuar. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit