

POGRADEC- Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë këtë mesditë pasi akuzohet se ka dhunuar dhe kanosur një anëtar të komisionit në një qendër votimi ne Pogradec. Mësohet se i arrestuari me inicialet L.T ka hyrë në qendrën e votimit nr. 3901 në këtë qytet dhe ka goditur një 52-vjeçar që ishte më detyrë anëtar komisioni i forcës poltitike Partia Socialiste e Shqipërisë.
Mbi të arrestuarin rëndojnë veprat penale ‘kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve ne zgjedhje’ dhe ‘goditjet për shkak të detyrës’.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçë, arrestuan në flagrancë për veprën penale "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve ne zgjedhje" dhe "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 329/2 dhe 237 K penal, ndaj shtetasin L. T, 63 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i tij u bë, pasi më datën 11.05.2025, rreth orës 10.30, ky shtetas ka hyre në QV Nr.3901 në Pogradec, dhe ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike, shtetasin E.G 52 vjeç (me detyrë anëtar komisioni i forcës politike Partia Socialiste e Shqipërisë) në këtë qendër votimi.
Ky shtetas e ka goditur për shkak se kryetarja e komisionit të kësaj qendre votimi, (e bija e shtetasit L.T) ka pasur një debat me anëtarin e komisionit shtetasin E. G., në lidhje me votimin e personave me aftësi ndryshe, të moshuar etj, që të votojnë ose jo me shoqërues. Materiale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






