Transmetuar më 11-05-2025, 13:29

Tiranë: Arrestohen dy persona të tjerë për fotografim të fletës së votimit – Policia intensifikon kontrollet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas të tjerë, pas verifikimeve procedurale që pasuan njoftimet paraprake për shkelje të fshehtësisë së votës.

Në qendrat e votimit të mbuluara nga Komisariatet Nr. 3 dhe Nr. 4, H. D., 57 vjeç, dhe R. L., 28 vjeç, janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletët e tyre të votimit.

Rastet janë denoncuar nga kryetarët e komisioneve të qendrave përkatëse të votimit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës lëshoi një komunikat ku u shpreh se është e vendosur të ndërhyjë menjëherë ndaj çdo tentative që cenon integritetin e votës, dhe u bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat zgjedhore për të garantuar një proces të rregullt dhe të ndershëm. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit