

Tiranë: Fotografoi fletën e votimit dhe u largua, arrestohet 56-vjeçarja në “Ali Demi”
Një rast i shkeljes së fshehtësisë së votimit është regjistruar këtë të diel në një nga qendrat e votimit në Tiranë, raporton noa.al.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasen A. H., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se fotografoi fletën e votimit në shkollën “Ali Demi” dhe më pas u largua nga vendngjarja.
Sipas njoftimit zyrtar, policia mori informacion mbi incidentin dhe organizoi menjëherë veprimet për identifikimin dhe lokalizimin e autores. Brenda një kohe të shkurtër, ajo u shoqërua dhe më pas u vu në pranga.
Ndaj saj rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, një shkelje e rëndë e ligjit zgjedhor që parashikon masa ndëshkuese për çdo veprim që cenon votën e lirë dhe të fshehtë.
Materialet në lidhje me këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Policia apelon qytetarët të respektojnë rregullat e votimit dhe të mos kryejnë veprime të ndaluara nga ligji. /noa.al
Foto NOA/LSA: nga votimet sot në Tiranë
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






